Please enter at least 3 characters.

Hamilton: Ferrari do të jetë rival i fortë për Mercedesin në garat e ardhshme

2019/03/Lewis-Hamiltonaz.jpg
255:"MELBOURNE, AUSTRALIA - MARCH 17: Lewis Hamilton of Great Britain and Mercedes GP on the drivers parade before the F1 Grand Prix of Australia at Melbourne Grand Prix Circuit on March 17, 2019 in Melbourne, Australia. (Photo by Mark Thompson/Getty Images)
12:"Getty Images

Kampioni i botës në Formula 1, Lewis Hamilton është i bindur se Ferrari në garat e ardhshme do të përbëjë një kërcënim serioz për ekipin e Mercedesot.

Në garën e parë të sezonit në Melburn, Mercedes fitoi një rezultat të shkëlqyeshëm. Valteri Botas mori një fitore përpara Hamiltonit, duke i sjell skuderisë gjermane pikët maksimale.

I pyetur nëse ishte i befasuar me dështimin e bolidit italian të Ferrarit në garën e parë të sezonit, ai kishte një përgjigje duke thënë se ishte rastësi.

Lewis Hamilton (Foto by Charles Coates/Getty Images/Guliver)

"Është e qartë se të gjithë jemi të habitur. Askush nuk e priste një start të tillë. Sinqerisht, nga analiza që kam paraqitur, kam besuar se ata tani ishin para nesh. Kjo nuk ishte kështu në garë dhe nuk e di se cili ishte problemi i Ferrarit, por jam i sigurt se do të jenë më të fortë në garën tjetër, kështu që duhet të jemi të kujdesshëm", tha Hamilton.

Pas garës në Melburn, Mercedes ka njoftuar se bolidi i britanikut kishte dëmtime, e cila gjë u thellua në xhiron e katërt të garës.

Ndryshe, Hamilton nuk ka fituar për vitin e katërt rresht në Çmimin e Madh të Australisë edhe pse në sezonet e fundit ishte në 'pole-position'. /Telegrafi/