Haliti nga Banja e Istogut: Ka ardhur koha t’i jepet fund qeverisjes së keqe
02/06/2026
Kandidati i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK) për deputet, Xhavit Haliti, ka zhvilluar një takim me qytetarë në Banjën e Istogut, ku ka kritikuar qeverisjen aktuale dhe ka bërë thirrje për ndryshim.
Përmes një mesazhi të publikuar në rrjetet sociale, Haliti tha se ka gjetur mbështetje te qytetarët e Podgurit, të cilët, sipas tij, janë të vendosur për t’i dhënë fund qeverisjes së keqe që po e dëmton Kosovën.
“Nga Banja e Istogut, me burra të besës e të fjalës së Podgurit, të vendosur për t'i dhënë fund qeverisjes së keqe që po e dëmton Kosovën dhe po ua vështirëson jetën qytetarëve”, ka shkruar Haliti.
Ai theksuar nevojën për ndryshime politike dhe përmirësimin e kushteve të jetesës për qytetarët e vendit.


