Please enter at least 3 characters.

Hakif Gashi, zgjidhet kryetar i FC Prishtinës

2022/08/Hakif-Gashi.jpg
12:"FLORIAN ZEKA

Klubi kryeqytetas, Prishtina ka njoftuar se bordi i klubit ka mbajtur mbledhjen e radhës, ku kryetar është zgjedhur Hakif Gashi.

Faqja zyrtare e klubit më të trofeshëm nga Kosova ka njoftuar se Hakif Gashi do ta zëvendësoj Remzi Ejupin në pozitën e kryetarit të klubit të Prishtinës.

Sipas tyre, emërimi i Ejupit ka ardhur pasi bordi ka mbajtur sot mbledhjen e radhës, ndërsa në ditët në vazhdim do të mbahet edhe Kuvendi Zgjedhor i klubit.

Postimi pa ndërhyrje i PrishtinësHakif Gashi zgjedhet kryetar i FC PrishtinësBordi i FC Prishtinës e ka mbajtur ditën e sotme mbledhjen e radhës, me këtë rast, kryetar i klubit është zgjedhur Hakif Gashi. Ky i fundit do ta ushtrojë këtë detyrë në vazhdim në vend të Remzi Ejupit. Ejupi e ka ushtruar detyrën e kryetarit për 18-vite. Gashi tash e shumë vite është një nga aksionarët e klubit tonë. Anëtarë të Bordit të ri teknik janë Rrahman Haradini, Remzi Ejupi, Sinan Vllasaliu, Ismet Begolli, dhe Hakif Gashi. Në ditët në vazhdim do të mbahet edhe Kuvendi Zgjedhor i klubit./Telegrafi/