Hajvalia ndalet nga Ferizaj
Kryeqytetasit vinin në këtë takim pas dy fitoreve radhazi dhe ishin tejet të motivuar për të shënuar edhe fitoren e tretë, duke parë që Ferizaj ka pak gjasa të mbijetoj, por kështu nuk ndodhi.
Edhe pse Hajvalia llogaritej favorite absolute për këtë ndeshje në fushë më mirë u paraqit Ferizaj që ka mundur ta fitoj krejt takimin.
Ishte minuta e fundit e ndeshjes kur sulmuesi vendas Gëzim Rusi ka qëlluar transversalen duke ia kthyer fati shpinën në fund.
Pas kësaj pike të fituar, Hajvalia ndodhet në pozitën e katërt në tabelë me 39 pikë të mbledhura tetë më pak se lideri Ferronikeli, ndërsa Ferizaj mban pozitën e 11-të me 18 pikë.
Ndërkohë nesër do të takohen në Gjakovë, Vëllaznimi me Ferronikelin ndërsa në Istog, skuadra me po të njëjtin emër do të jetë nikoqire e Prishtinës.
Të dielën do të zhvillohen edhe tri ndeshje tjera, ndërsa vëmendja më e madhe është në Gjilan, pasi do të përballen dy skuadra me traditë të madhe në futbollin kosovar Drita dhe Besa.
Mitrovica do ta ketë derbin lokal mes Trepçës dhe Trepçës ’89, ndërsa në Vushtrri dy skuadrat e mesit të tabelës, Kosova e Vushtrrisë dhe Drenica do t’i masin forcat. /Telegrafi/
Ferizaj – Hajvalia 0-0
Drita – Besa
Trepça – Trepça ‘89
Vëllaznimi – Ferronikeli
Kosova (V) – Drenica
Istogu – Prishtina


