Please enter at least 3 characters.

Hajdari e Kryeziu, atletët më të mirë në Kosovë

2016/01/hajdari-e-kryeziu-atlet-euml-t-m-euml-t-euml-mir-euml-n-euml-kosov-euml_hd.jpg

 Federata e Atletikës e Kosovës ceremoninë e shpalljes së më të mirëve të vitit e ka mbajtur të enjten, raporton Koha.

Sipas një njoftimi të FAK-ut, Hajdari ka fituar para Astrit Kryeziut të Roganës e Valentin Sadikut të Trepçës.

Ndërkohë, te femrat pas Vijona Kryeziut u renditën Gresa Bakraqi e Besës e Majlinda Canaj e Roganës.

Janë shpallur më të mirët edhe te juniorët, pionierët e te veteranët. Klubi më i mirë i vitit është shpallur ai nga Podujeva, Llapi, ndërsa trajner i vitit, Zijadin Kryeziu i Roganës. /Telegrafi/