Hailey Bieber vjen me dukje verore në postimin e fundit në rrjete sociale
Hailey Bieber ka tërhequr vëmendjen në Instagram me një seri fotosh të reja ku shfaqet me bikini të ngushta, ndërsa në disa imazhe shihet edhe me një monokini me print leopardi gjatë momentit të saj të relaksit në diell.
Në postimin e saj, 29-vjeçarja dhe themeluesja e “Rhode” e ka përshkruar setin si “muaji i fundit nga kamera ime”, duke ndarë momente të ndryshme nga jeta e saj personale dhe profesionale.
Fotot kanë marrë menjëherë reagime nga miqtë e saj të famshëm, mes tyre Gigi Hadid, Christine Quinn dhe Candice Swanepoel, të cilat kanë shtypur butonin “like”.
Në karusel shfaqen edhe detaje personale, përfshirë një kartolinë nga djali i saj Jack Blues, që ajo e ndan me bashkëshortin Justin Bieber, shkruan DailyMail.
Ndërkohë, Hailey ka folur edhe për suksesin e markës së saj të kujdesit për lëkurë “Rhode”, duke zbuluar se ka refuzuar një ofertë prej 1 miliard dollarësh (rreth 890 milionë euro) për shitjen e saj, duke vendosur kushte të qarta për të ardhmen e biznesit.
Ajo thekson se dëshiron që marka të mbetet e aksesueshme për të gjithë konsumatorët, pavarësisht rritjes së saj të shpejtë dhe popullaritetit global. /Telegrafi/


