Please enter at least 3 characters.

Haaland tregon se cilët ishin tre lojtarët më të mirë për vitin 2021

2022/01/16321296616304.jpg

Erling Haaland ka zgjedhur tre lojtarët më të mirë për vitin 2021, sipas asaj që ai e sheh futbollin.

Ylli norvegjez i Borussia Dortmund është treguar mjaftueshëm modest duke përjashtuar veten e tij nga kjo renditje, pavarësisht se 21-vjeçari ka shënuar shumë gola.

Gjithsesi, Haaland ka preferuar si numri 1 për vitin 2021 homologun e tij te Bayern Munich, Robert Lewandowski, ndërsa në listën e tij ka përfshirë edhe Benzema me Messin.

“Duhet ta pranojmë se Robert Lewandowski është numri një dhe më pas për mendimin tim vjen Karim Benzema. Ai gjithashtu ka qenë i mrekullueshëm në vitin 2021, ndërsa nuk mund të lë pas Messin”.

“Në këtë formë, pas Lewandowskit, vendi i dytë shkon për Benzema dhe i treti për Messin”, ka thënë Haaland./Telegrafi/