Please enter at least 3 characters.

‘Gylsereni’ përgënjeshtron spekulimet për kancer duke u fotografuar me mbesën e saj (Foto)

2017/08/NurgulYesilcay.jpg

Nurgul Yesilcay është një nga aktoret më të njohura në Turqi, ndërsa për publikun shqiptar ajo njihet si ‘Gylsereni’ nga seriali “Fate të kryqëzuara” (“Paramparca”).

Para disa ditësh aktorja e njohur, i shokoi fansat e saj me një fotografi që kishte postuar ku shihej me flokë të hequra tërësisht.

Nuk dihej nëse bëhej fjalë për ndonjë rol, por u përfol se kishte sëmundje të rëndë, transmeton noa.al.

Megjithatë kjo me sa duket nuk është e vërtetë, pasi ‘Gylsereni’ së fundmi ka postuar në Instagram një fotografi.

Ajo shihet tejet e bukur, natyrale dhe e buzëqeshur së bashku me një tjetër person.