Please enter at least 3 characters.

Guardiola: Tottenhami është ekip i fortë, tetë ekipet janë kandidatë për të fituar trofeun  

2019/04/Guardiola-Liga-e-Kampioneve.jpg
300:"LONDON, ENGLAND - APRIL 08: Josep Guardiola, Manager of Manchester City attends a Manchester City press conference ahead of their UEFA Champions League quarter-final match against Tottenham Hotspur. At Tottenham Hotspur Stadium on April 08, 2019 in London, England. (Photo by Dan Mullan/Getty Images)
12:"Getty Images

Pep Guardiola ka folur rreth përballjes së tyre me Tottenham Hotspur në çerekfinale të Ligës së Kampionëve.

Manchester City udhëton te Tottenhami për ndeshjen e parë çerekfinale dhe Guardiola ka thënë se kundërshtarin e njohin mjaft mirë dhe janë një ekip i pabesueshëm.

"Kurrë nuk e di para lojës se sa të freskëta janë këmbët dhe mendjet tona janë. Mendja kontrollon këmbët", ka thënë fillimisht Guardiola në konferencë për shtyp.

"Të gjitha tetë ekipet e mbetura janë kandidatë për të fituar trofeun. Në këtë fazë ne kemi një kundërshtar të fortë që e njohim mjaft mirë".

"Ekipi ynë ka treguar se është tepër i fokusuar çdo tre ditë, prandaj jemi këtu. Kemi qëndruar në Londër për të shmangur aeroportet. Kemi darkuar jashtë së bashku dhe patëm më shumë kohë për të folur".

"Tottenhami nuk është vetëm Harry Kane, por është klub i fortë. Janë të fortë fizikisht në të gjitha repartet. Është një ekip i pabesueshëm. Unë e kam thënë këtë një mijë herë për ta".

Guardiola në fund tha se Sergio Aguero, Kyle Walker dhe Benjamin Mendy janë mirë dhe mund të luajnë nesër. /Telegrafi/