Please enter at least 3 characters.

Guardiola më në fund thyen heshtjen kur pyetet nëse do ta marrë drejtimin e Anglisë

2024/08/europapress_5782687_manchester_city_manager_pep_guardiola_ahead_of_the_english_championship-1-1-1-scaled-1.jpg
254:"Manchester City manager Pep Guardiola ahead of the English championship Premier League football match between Bournemouth and Manchester City on 24 February 2024 at the Vitality Stadium in Bournemouth, England - Photo Graham Hunt / ProSportsImages / DPPI
22:"AFP7 vía Europa Press

Prej javës në Angli tema kryesore është se kush do ta drejtojë Kombëtaren e Anglisë pas largimit të Gareth Southgate.

Shumë emra janë në listën e Federatës së Futbollit të Anglisë, por ëndrra mbetet Pep Guardiola.

Trajneri spanjoll më në fund është përgjigjur nëse do ta marrë drejtimin e Tre Luanëve.

Ai ka thënë se nuk e di nga vijnë këto zëra, pasi për momentin ai mendon vetëm për skuadrën e tij Manchester City.

“Unë jam pjesë e Cityt dhe ndjehem shumë mirë. As nuk e di nga vijnë këto zëra që më shohin në krye të Anglisë".

"Unë tani mendoj vetëm për sezonin e ri dhe mezi pres që futbollistët të arrijnë në gjendjen e duhur. Dua që i gjithë grupi të bëhet sa më shpejt bashkë dhe të rifreskojmë edhe njëherë objektivat për sezonin e ri”, u shpreh Pep Guardiola.

Citizens synojnë ta mbrojnë titullin e kampionit në Angli, derisa Federata angleze duhet të shikoj opsione të tjera për trajner. /Telegrafi/