Please enter at least 3 characters.

Guardiola iu ka thënë futbollistëve të tij: Ju jeni ekipi më i mirë në histori të Ligës Premier

2019/04/Guardiola-Man-City-e1556266722300.jpg
339:"LEICESTER, ENGLAND - DECEMBER 18: Josep Guardiola, Manager of Manchester City applauds fans after his team win the penalty shoot out during the Carabao Cup Quarter Final match between Leicester City and Manchester United at The King Power Stadium on December 18, 2018 in Leicester, United Kingdom. (Photo by Shaun Botterill/Getty Images)
12:"Getty Images

Menaxheri i Manchester Cityt , Pep Guardiola këmbëngul se ekipi i tij është më i miri që ka parë Liga Premier Premier.

City mundi në udhëtim fqinjët e Manchester Unitedit me rezultat 2-0 të mërkurën mbrëma disa ditë pas fitores 1-0 ndaj Tottenhamit.

Këto dy fitore ndaj dy skuadrave të mëdha ka bërë që Guardiola t'i përgëzoj lojtarët e tij dhe t'i lavdërojë me fjalë të mëdha.

Guardiola duke falënderuar tifozët pas një fitore të Cityt (Foto: Shaun Botterill/Getty Images/Guliver)

Sipas mediumit britanik The Sun, trajneri katalunas u ka thënë futbollistëve të tij se janë më të mirët pas fitores ndaj Unitedit.

"Kjo është arsyeja pse ju jeni ekipi më i mirë që ka parë ndonjëherë kjo ligë", mendohet t'u ketë thë Guardiola lojtarëve.

Lojtarët pastaj filluan të këndojnë dhe të lavdërojnë gjermanin Leroy Sane , i cili shënoi golin e dytë ndaj Djajve të Kuq.

Ndryshe, fitorja e Qytetarëve në Old Trafford i dërgoi ata një pikë përpara Liverpoolit në garë për titullin e Ligës Premier. /Telegrafi/