"Guardiola e shkatërroi futbollin, nuk mund të luajë SHBA në atë mënyrë" - Howard mesazh Pochettinos pasi u emërua përzgjedhës i amerikanëve
Ish-trajneri i Chelsea, PSG dhe Tottenham, Mauricio Pochettino (52) u emërua trajneri i ri i Kombëtares së Amerikës në mesin e shtatorit. Eksperti argjentinas në bankinën e SHBA-së pasoi Gregg Berhalter, i cili drejtoi kombëtaren në 60 ndeshje nga viti 2018 në 2022 dhe në 2023 dhe 2024 në 14 ndeshje të tjera.Detyra kryesore e Pochettinos do të jetë përgatitja e skuadrës dhe arritja e rezultatit më të mirë të mundshëm në Kampionatin Botëror të ardhshëm, i cili do të mbahet në SHBA, Kanada dhe Meksikë në vitin 2026.
"Në Tottenham, Pochettino luajti me dy linja me katër lojtarë dhe dy të tjerë në krye. Ata ishin solidë në mbrojtje, ose të paktën u përpoqën të ishin. Nëse Pochettino sjell vendosmëri në mbrojtje, SHBA-të kanë mjaft lojtarë në pozicionet sulmuese që të jenë të rrezikshëm”, deklaroi Hoëard. /Telegrafi/


