Please enter at least 3 characters.

Guardiola e pëlqen shumë, City bën gati ofertën për Enzo Fernandez

2022/11/sl-benfica-v-juventus-group-h-uefa-champions-league-1-scaled-1.jpg
262:"LISBON, PORTUGAL - OCTOBER 25: Enzo Fernandez of SL Benfica reacts during the UEFA Champions League group H match between SL Benfica and Juventus at Estadio do Sport Lisboa e Benfica on October 25, 2022 in Lisbon, Portugal. (Photo by Octavio Passos/Getty Images)
12:"Getty Images

Enzo FernandezEnzo Fernandez është duke shkëlqyer në muajt e tij të parë në futbollin evropian.

Mesfushori argjentinas iu bashkua Benficës nga River Plate këtë verë për 12 milionë euro dhe ka filluar të lë gjurmë, duke zënë menjëherë vendin e titullarit.

Talenti argjentinas ka qenë mjaft produktiv edhe në repartin ofensivë, ku në 23 ndeshje zyrtare ka shënuar tre gola e ka asistuar në katër të tjerë.

Pep Guardiola po e pëlqen shumë lojtarin e talentuar dhe ka kërkuar nga drejtuesit e klubit transferimin e tij te Manchester City.

Trajneri katalunas e do Fernandezin si zëvendësues të gjermanit Ilkay Gundogan i cili pritet të largohet në verë nga Etihad Stadium.

Benfica e vlerëson shumë yllin e tyre i cili ka një kontratë afatgjate deri në verën e vitit 2027 dhe asnjëherë nuk është e lehtë të blihet një futbollist nga klubi portugez.

Megjithatë mediat në Ishull kanë raportuar se City pritet të dërgojë ofertë mbi 50 milionë euro për reprezentuesin argjentinas i cili do të luaj me Kombëtaren e tij edhe në Kampionatin Botëror 'Katari 2022'.

Në garë për Enzo Ferandez janë edhe dy gjigantë tjerë anglez si Manchester United dhe Liverpool. /Telegrafi/