Grumbullohet Përfaqësuesja e Kosovës U19 para ndeshjeve kualifikuese
Përfaqësuesja e Kosovës U19 do të mblidhet gjatë fillimit të muajit shtator për tu përgatitur për ndeshjet kualifikuese që do të zhvillohen gjatë tetorit në Hungari.
Stina e vjeshtës pritet të jetë e ngjeshur për ekipet Përfaqësuese të Kosovës, që nga ekipit A dhe gjithë të tjerat.
Kështu, ekipi i Kosovës U19 do të grumbullohet nga 5 shtatori deri më 8 shtator.
Ky grumbullim vjen para ndeshjeve kualifikuese që do të zhvillohen më 10 tetor deri më 16 tetor në Hungari.
Përfaqësuesja grumbullohet më 5 shtator në orën 10.30 në stadiumin e KF 2 Korrikut në Prishtinë.
Për këtë grumbullim përzgjedhësi Ramiz Krasniqi ka ftuar 27 futbollistë dhe ndonjë tjetër që ka mundësi të bashkohet radhëve të Përfaqësueses.
Të kujtojmë se në kualifikimet e kaluara kjo grupmoshë arriti deri në 'Elite Round' në një grup mjaft të fortë.
Të shpresojmë se kësaj do të arrijnë edhe më shumë në këto kualifikime. /Telegrafi/Lista e futbollistëve të ftuar: Flamur GashiLaurit BehluliPetrit TerziuArt MalokuLeonit VitijaAlbion PllanaAlbin KapraEndrit DemolliIlir KrasniqiMuhamet HyseniAlbin KrasniqiDonart VitiaGetoar RaciBleon ShaqiriBetim LumiLis AhmetiLot CelinaKreshnik KrasniqiEnbia ShehuLeutrim RekaAlban KadrijuAltrim PajazitiMax RugovaNikson MemaBleart TolajDurim BerishaMark Marleku


