Grumbullimi i skuadrës U-20 të Kosovës në basketboll
02/05/2023
Të mërkurën dhe të enjten do të organizohet grumbullimi i parë i Kosovës U-20 te meshkujt.
Grumbullimi do të zhvillohet në palestrën “1 Tetori” nga ora 12:00 deri në ora 14:00.
Në listën e gjerë janë ftuar 26 basketbollistë, në mesin e tyre edhe Albatrit Syla dhe Norik Binqe, të cilët do të bashkohen më vonë në grumbullime, për shkak të obligimeve që kanë në skuadrat e tyre.
Përzgjedhësi i Kosovës U-20, Dritëro Sefaja do të kenë mundësinë të shoh formën e lojtarëve para grumbullimeve të ardhshme.
Dardanët e rinj do të luajnë në Divizionin B, ku janë në Grupin C së bashku me Suedinë, Gjeorgjinë dhe Ukrainën.


