Please enter at least 3 characters.

Gruaja rrah burrin në Gjakovë, e bën për spital

2018/07/gruja-rrah-burrin-420x230.jpg

Një femër është arrestuar pasi e ka sulmuar fizikisht bashkëshortin e saj.

Sipas raportit 24 orësh të Policisë së Kosovës, ngjarja ka ndodhur të premten rreth orës 01:20, në Gjakovë.

Siç thuhet në raport, viktima ka pranuar tretman mjekësor.

“Është arrestuar e dyshuara femër kosovare, pasi që e njëjta ka sulmuar fizikisht bashkëshortin e saj viktimën mashkull kosovar. Viktima ka pranuar tretman mjekësor, ndërsa me vendim të prokurorit, e dyshuara lirohet në procedurë e rregullt”, thuhet në raport. /Telegrafi/