Please enter at least 3 characters.

Gruaja në SHBA lindi një fëmijë të shëndetshëm, por vdiq nga coronavirusi para se ta mbante atë në krahë

2020/12/201208074635-01-erika-becerra-covid-victim-exlarge-169-e1607461588412.jpg

Erika Becerra ishte tetë muaj shtatzënë kur u diagnostikua me COVID-19. Në muajin nëntor, ajo u induktua dhe lindi një djalë të shëndetshëm.

Sipas CNN, përcjell Telegrafi, pas një lindjeje normale në Detroid, Michigan, Becerra u intubua menjëherë pasi kishte probleme me frymëmarrje. Tri javë më vonë, të premten, Becerra vdiq.

Pasi ishte intubuar dhe ishte pozitive me COVID-19, ajo kurrë nuk pati mundësinë të mbante djalin e saj në duar, tha vëllai i saj, Michael Avilez për CNN.

Becerra, 33 vjeçe, ishte njëra prej 15 mijë viktimave gjatë shtatë ditëve të fundit në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

“Erica ishte personi më i mrekullueshëm që mund ta takoje ndonjëherë”, u shpreh Avilez.

“Për të, lumturia e njerëzve të tjerë ishte vetë lumturia e saj”, deklaroi ai. /Telegrafi/