Please enter at least 3 characters.

Gruaja e Zogut refuzoi një milion dollarë të ofruar nga Hollywood-i

2016/01/zogu-u-lidh-me-geraldin-euml-n-kur-refuzoi-kuror-euml-n-me-nj-euml-italiane_hd.jpg

“Ce soir” ka botuar në ballinën e 24 prillit 1939, një shkrim në lidhje me ofertën marramendëse që Hollywood-i ia kishte bërë asokohe gruas së Ahmet Zogut për të luajtur një film, të cilën ajo e ka refuzuar në mënyrë kategorike. Shkrimin mund ta lexoni më poshtë.

“Një milion dollarë mbretëreshës Geraldinë për të luajtur një filmPor, ish-sovrania e Shqipërisë, të cilës ky propozim iu bë nga një kompani kinematografike amerikane, nuk dëshiron të bëhet “një objekt kurioziteti publik”.(Nga ana e të dërguarit tonë special)Londër, 23 prill (nëpërmjet telefonit)- A do të vihet një ditë në skenë romani tragjik i mbretëreshës Geraldinë të Shqipërisë, vajzës së dukës hungarez Apponyi dhe Zonjës Giraud?Në fakt, një kompani e madhe kinematografike amerikane, i ka ofruar gruas së mbretit Zog, një kontratë prej një milion dollarësh (ose rreth 77 milionë franga) për të luajtur në Hollywood.Por, sot avokati anglez i mbretëreshës Geraldinë – pasi telefonoi rezidencën, në Greqi, ku ajo po shërohet nga lindja e saj tragjike – u lejua të komunikojë zyrtarisht:‘Duhet të kuptojmë se Madhëria e Saj nuk dëshiron të bëhet objekt kurioziteti publik. Pasuria personale e mbretit është gjithashtu e mjaftueshme për gruan dhe familjen e tij dhe u mjafton atyre që të bëjnë një jetë të rehatshme dhe të qetë’.Oborri mbretëror i Tiranës është detyruar të shpërbëhet dhe natyrisht, nëse Mbreti mban vetëm një sekretar dhe një shërbëtor në shërbim të tij, Mbretëresha do të ketë po ashtu në shërbimin e saj vetëm një shërbëtore dhe një dado për djalin e tyre të vogël, i lindur para njëzet ditësh.Madhëritë e tyre synojnë të shkojnë më pas në Angli, ku gjenden në depozitë të gjitha pasuritë e tyre. Sapo shëndeti i mbretëreshës Geraldinë të përmirësohet, familja mbretërore e Shqipërisë, do të largohet nga Greqia për të shkuar disa javë në Egjipt.” /Darsiani/