Please enter at least 3 characters.

Griezmann ua mbyll dyert skuadrave të interesuara: Jam i lumtur te Atletico Madridi  

2018/11/Griezmann1.jpg
288:"MADRID, SPAIN - OCTOBER 27: Antoine Griezmann of Atletico de Madrid encourages his team during the La Liga match between Club Atletico de Madrid and Real Sociedad de Futbol at Wanda Metropolitano stadium on October 27, 2018 in Madrid, Spain. (Photo by Gonzalo Arroyo Moreno/Getty Images)
12:"Getty Images

Antoine Griezmann ka këmbëngulur se është i lumtur te skuadra spanjolle Atletico Madrid.

Sulmuesi francez është përfolur shumë për një largim nga Wanda Metropolitano në fund të sezonit.

Ai është lidhur me një kalim te gjigantët francez të Paris Saint-Germain.

Te parisienët, Griezmann është përmendur si zëvendësim për Neymarin, i cili gjithashtu mund të largohet nga PSG.

Por, Griezmann këmbëngul se ndihet mirë te klubi spanjoll dhe do të vazhdoj aty pasi kanë një projekt së bashku.

"Ndihem shumë mirë në Atletico, kemi një projekt të madh dhe identifikohem plotësisht me këtë klub".

"Dua të ndihmoj klubin të rritet, ashtu si klubi do të bëjë për mua. Ne duam të shkruajmë historinë", ka thënë Griezmann.

Fituesi i Kupës së Botës me Francën nënshkroi një marrëveshje të re këtë verë duke refuzuar ofertat e Barcelonës. /Telegrafi/