Please enter at least 3 characters.

Griezmann: E lë Atleticon vetëm për NBA!

2017/05/grizi.jpg

Antonie Griezmann ka thënë se do ta linte Atletico Madridin vetëm për të luajtur në NBA te New York Knicks me shokun e tij, Derrick Rose.

Sulmuesi francez është lidhur shumë me një transferim të tij në verë në Ligën Premier te Manchester Unitedi.

Megjithatë, Griezmann i ka mohuar vazhdimisht këto spekulime.

Francezi bëri të kuptohej në një largim nga Madridi - jo në Angli, por në vend të një ekipi në NBA te New York Knicks.

“Do ta lë Atleticon vetëm për të luajtur me Derrick Rose”, ka thënë 26-vjeçari francez me shaka për Cadena Ser.

Ndryshe, Griemzann ka pasur një sezon të mire me Atleticon në La Liga, ku ka shënuar 16 gola këtë sezon. /Telegrafi/