Please enter at least 3 characters.

Grezda: Nuk e merituam humbjen nga Izraeli

2018/10/Eors-Grezda-e1539552430496.jpg
237:"ELBASAN, ALBANIA - MARCH 26: Stefan Johansen of Norway, Eros Grezda of Albania during International friendly match between Albania and Norway on March 26, 2018 at Elbasan Arena in Elbasan, Albania. (Photo by Trond Tandberg/Getty Images)
12:"Getty Images

Anësori i Kombëtares së Shqipërisë, Eros Grezda, ndjen keqardhje që kuqezinjtë janë pothuajse të eliminuar nga Liga e Kombeve pas humbjes 2-0 nga Izraeli.

23-vjeçari mendon se Shqipëria nuk meritoi humbjen pasi ishte më e mirë në fushë.

"Është një ndjenjë e keqe pasi me atë që treguam në fushë nuk merituam të pësonim humbje. Ata kuptuan lojë tonë dhe kështu nuk kishim shumë hapësira".

"Unë luajta 90 minutëshin e parë pas gjashtë muajsh dhe ishte e vështirë për mua, por gjatë gjithë kohës isha duke u ruajtur nga dy lojtarë", ka thënë Grezda pas ndeshjes.

Pas kësaj humbje Izraeli ngjitet në pozitën e parë në Gripin 1, Liga C me gjashtë pikë, kurse Skocia ka tre pikë, aq sa Shqipëria në pozitën e fundit.

Në ndeshjen e ardhshme Kombëtarja e shqipërove pret Skocinë.

Vlen të theksohet se Grezda aktualisht është pjesë e klubit skocez, Rangers. /Telegrafi/