Please enter at least 3 characters.

Grevë njëorëshe në shkollat e Kosovës

2016/01/sbashk-u-i-pak-euml-naqur-me-ofert-euml-n-e-qeveris-euml-nga-e-h-euml-na-n-euml-grev-euml_hd.jpg

Sindikata e Bashkuar e Arsimit në Kosovë ka shpallur grevë njëorëshe për sot në shkollat e Kosovës, për shkak të paralajmërimit se mund të votohet Projektligji për pagat së bashku me Projektligjin e Buxhetit 2019.

Drejtuesit e kësaj sindikate kanë thënë se me këtë projektligj janë të injoruar krahasuar me sektorë të tjerë.

Kryetari i SBASHK-ut, Rrahman Jashari ka thënë se me projektligjin për paga, koeficienti për arsim duhet të jetë 2.6.

Ai ka thënë se greva njëorëshe në çerdhe do të jetë prej orës 07:00 deri në orën 08:00.

Në të gjitha shkollat e Kosovës greva nis në orën e parë të të gjitha ndërrimeve, kurse në Universitetin e Prishtinës greva do të mbahet prej orës 08:00 deri në orën 09:00.

Nëse nuk plotësohen kërkesat edhe pas kësaj greve njëorëshe, SBASHK paralajmëron një grevë tjetër më 14 janar në të gjitha shkollat e Kosovës.