Please enter at least 3 characters.

Greta përjashtohet nga Big Brother VIP Albania

Spektakli i fundit i Big Brother VIP Albania u shoqërua me tensione të forta brenda shtëpisë.

Situata mes banoreve Greta dhe Juela u përshkallëzua në një debat të ashpër, i cili përfundoi me përjashtimin e Gretës nga gara.

Menjëherë pas debatit, Greta u detyrua të lërë shtëpinë e Big Brother VIP Albania. Para se t’i komunikohej vendimi i Vëllait të Madh, dy banoret u vendosën përballë njëra-tjetrës për të sqaruar situatën dhe për të reaguar ndaj akuzave të bëra gjatë debatit.

Screenshot/YouTube

Juela: Kam një familje të nderuar në Milano, u babai im është shumë i nderuar. Nuk e di pse këto dy vajzat kanë futur familjarë në lojë. Kjo vajzë e dashur, që nuk kam guxim

Greta: Mesa duket është Juela që i bën vetë këto punët. Akuzon vajzat e tjera.

Juela: Ki guximin dhe prano se çfarë the. Pse nuk e the? Kjo më tha që je një rrugaçe, prostitutë rruge. Je një lojtare kaq e pisët moj vajzë, turp t’i vijë familjes tënde për atë që po tregon ti këtu.

Greta: Edhe unë kam një familje, një të fejuar që më presin jashtë. Arritja më e madhe në jetën time është të jem e suksesshme me punën time.

Gjatë diskutimit, edhe disa nga banorët e tjerë të shtëpisë pohuan se e kishin dëgjuar komentin që Greta kishte bërë ndaj Juelës.

Pas këtij momenti të tensionuar, Vëllai i Madh mori vendimin për përjashtimin e Gretës nga gara, duke e detyruar të largohej menjëherë nga shtëpia. /Telegrafi/

- YouTubewww.youtube.com