Please enter at least 3 characters.

Greta Koçi lanson klipin e këngës "E kuqe"

2019/03/GretaKoci.jpg

Greta Koçi e ka publikuar këngën e re, të cilën e ka shoqëruar me videoklip muzikor.

Ashtu siç është edhe titulli i këngës, "E kuqe", këngëtarja është veshur me të kuqe në videon e re.

Projekti është realizim i United Records, ndërsa muzikën dhe orkestrimin e ka bërë Jimmy.

Për anën vizuale është kujdesur produksioni BlackFish Entertainment që e ka xhiruar videoklipin.

"Aman" është një prej këngëve më të fundit të Gretës, e cila po ashtu ishte kompletuar edhe nga ana vizuale. /Telegrafi/