Please enter at least 3 characters.

Granit Xhaka zbulon arsyen pse nuk e la Manzambin ta godasë penalltinë për het-trik

Talenti zviceran Johan Manzambi shënoi dy gola në ndeshjen e mbrëmshme kundër Bosnjës dhe Hercegovinës, duke hyrë kështu në histori të Kupës së Botës.

Manzambi hyri nga stoli në moshën 20 vjeç e 247 ditë dhe shënoi dy gola, duke u bërë lojtari më i ri i që shënon dopietë në një Kupë Bote.

Në minutën e 97-të, Zvicra pati një shans për të shënuar nga penalltia dhe Manzambi iu afrua kapitenit të ekipit Granit Xhaka, dhe pas një bisede të shkurtër, Xhaka e gjuajti penalltinë dhe shënoi për rezultatin përfundimtar 4-1.

Nëse do ta kishte lejuar Manzambin të gjuante penalltinë dhe të shënonte, zvicerani i ri do të ishte bërë golashënuesi i tretë më i ri i një het-triku në kampionatin botëror dhe do të ishte në atë listë, pas brazilianit Pele dhe gjermanit Edmund Conen.

"Ne kemi rregulla në ekip. Ai është i ri, ka një të ardhme të ndritur përpara, por penalltitë duhet të ekzekutohen nga lojtarë me përvojë. Do të vijë koha e tij për t'i ekzekutuar ato", ka thënë Xhaka.

Ndërkohë në anën tjetër Manzambi duket se e nuk ka hatërmbetje nga veprimi i kapitenit të tij.

“E pyeta nëse do të gjuante, ai tha se po. Ai shënoi, kështu që edhe unë jam i lumtur. Fitorja është shumë më e rëndësishme sesa të shënoj një tregolësh", tha Manzambi./Telegrafi/