Please enter at least 3 characters.

Granit Xhaka me urim të sinqertë për nënën e tij: Se dashuri pa hile, është veç dashuria jote

2018/11/nejse-e1542185459973.jpg
243:"LONDON, ENGLAND - OCTOBER 28: Granit Xhaka of Arsenal controls the ball during the Premier League match between Crystal Palace and Arsenal FC at Selhurst Park on October 28, 2018 in London, United Kingdom. (Photo by Mike Hewitt/Getty Images)
12:"Getty Images

Futbollisti i njohur Granit Xhaka, është një prej personazheve më të ndjekur nga shqiptarët në rrjetet sociale.

Shpesh, ai ndan me ndjekësit fotografi të ndryshme nga stërvitjet e tij, teksa nuk mungojnë edhe imazhet nga jeta private me personat e familjes.

Së fundmi, mesfushori i Arsenalit, ka publikuar në rrjetin social Instagram një fotografi shumë të veçantë, ku shfaqet në krahët e nënës së tij në fëmijëri.

Në mbishkrimin e fotografisë, Xhaka shkruan një urim të përzemërt me fjalë të sinqerta për nënën e tij, me rastin e ditëlindjes së saj.

"A mjafton fjala urime që ta shprehi atë që kam në zemër. Nuk ekziston fjalë në botë që e ndërroj veç me një emër. Nuk ka dashni në botë që ma e madhe mund të jetë. Nëse ty nuk të kam kjo botë çfarë vlere mund të ketë. Për dhimbjen ma të vogël emrin tënd e thirri. Por edhe ty të jap lajme kur jam më se miri. Të flas për ty s’më mjaftojnë letrat e kësaj bote. Se dashuri pa hile është veç dashuria jote. Me një fjalë në fund po e mbylli këtë poezi. Urime NANË ditëlindjen e lum unë që të kam ty", ka shkruar Grabnit Xhaka në Instagram.

Ndërkohë, pëlqimet dhe urimet e shumta nga fansat e tij nuk kanë munguar.

I njëjti, tash e një vit është i martuar me shqiptaren, Leonita Lekaj. /Telegrafi/