Please enter at least 3 characters.

Grabitje nën kërcënimin e thikës në Prishtinë, dy të huaja viktima të sulmit

Policia e Kosovës

Dy shtetase të huaja kanë raportuar një rast të rëndë grabitjeje që ka ndodhur në banesën e tyre në Prishtinë.

Sipas ankuesve, dy persona të panjohur kanë hyrë në banesë dhe, nën kërcënimin e një mjeti të mprehtë (thikë), kanë arritur t'u marrin një telefon mobil me vlerë rreth 1230 euro si dhe tri unaza ari në vlerë rreth 370 euro.

Policia njofton se rasti është duke u hetuar./Telegrafi/