Please enter at least 3 characters.

Grabitje në një banesë në Prishtinë, një kolumbianeje i merren 10 mijë euro

Një grabitje me armë ka ndodhur mbrëmjen e së hënës në rrugën “Halil Alidemaj” në Prishtinë.

Sipas njoftimit të Policisë së Kosovës, rasti është raportuar rreth orës 20:00 deri në 20:40, kur një femër, shtetase e Kolumbisë, ka denoncuar se tre persona të panjohur kanë hyrë në banesën e saj nën kërcënimin e armëve.

Të dyshuarit, sipas viktimës, kanë arritur t’i marrin 10.000 euro para të gatshme, pas së cilës janë larguar në drejtim të panjohur.

Njësitë relevante policore kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe janë duke e hetuar rastin për të cilin është njoftuar edhe prokurori. /Telegrafi/