Grabitje me armë në Kamëz, dy persona të maskuar futen në argjendari dhe vjedhin bizhuteritë
Foto: Ilustrim
16/05/2026
Një grabitje me armë zjarri ka ndodhur në Kamëz këtë të shtunë.
Sipas asaj që bën me dije policia, dy persona të maskuar janë futur në një argjendari në pronësi të shtetasit O. L, dhe kanë marrë një sasi bizhuterish.
Njëri prej grabitësve dyshohet se ishte i armatosur, raporton tch.
Menjëherë pas marrjes së njoftimit, në vendngjarje kanë shkuar shërbimet e Policisë, të cilat kanë ngritur pika kontrolli dhe po kryejnë kontrolle të zonës.
Grupi hetimor, po punon për fiksimin e çdo prove që do të çojë në identifikimin e autorëve dhe kapjen e tyre dhe dokumentimin e plotë të rastit.


