Please enter at least 3 characters.

Grabitje e armatosur në Prishtinë

2018/09/Policia-e-Kosoves-foto-Ridvan-Slivova-02-780x439-1.jpg

Një grabitje e armatosur ka ndodhur në një institucion mikrofinanciar në Prishtinë.

Lajmi është konfirmuar nga zëdhënësja e Policisë për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti.

Mësohet se disa persona të armatosur kanë grabitur këtë institucion rreth orës 18:00 në rrugën "Muharrem Fejza".

Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitet e nevojshme policore të cilat po merren me rastin.

Ndërkaq, duhet theksuar se një grabitje e ngjashme ka ndodhur pak ditë më parë në një kazino, në të njëjtën lagje të Mati1. /Telegrafi