Grabitje e armatosur në Ferizaj
05/12/2023
Një grabitje e armatosur ka ndodhur ditën e hënë në Ferizaj.
Policia njofton se grabitja ka ndodhur në një market, transmeton Telegrafi.
"Viktima mashkull kosovar ka raportuar se në marketin e tij, dy persona të maskuar nën kërcënimin e armës, i kanë grabitur 200 € dhe janë larguar në drejtim të panjohur. Njësitë policore kanë dalë ne vendin e ngjarjes", bëhet e ditur në njoftim.
Tutje, policia shton se rasti është duke u hetuar. /Telegrafi/


