Please enter at least 3 characters.

Grabitet kazinoja në Tetovë, ndalohen dy persona

2024/02/policia-e-maqedonise-MK-780x439-1.png

Policia i ka ndaluar A.D.(28) dhe A.D.(21), të dy nga Neproshteni, Tetovë, për shkak të dyshimit se rreth orës 4:00 të mëngjesit në një kazino në rrugën rajonale Tetovë-Jazhincë nën kërcënimin me armë zjarri, kanë marrë nga punëtorët para.

Siç bëri të ditur MPB-ja, personat janë ndaluar në Stacionin Policor Tetovë dhe pas dokumentimit të rastit do të vijojë parashtresa përkatëse.