Please enter at least 3 characters.

“Gosling është “Rambo” i ardhshëm”

2016/01/gosling.jpg
11:"SAMSUNG CSC

Aktori i famshëm Sylvester Stallone ka thënë se Ryan Gosling mund të luajë rolin e tij të famshëm “Rambo” në të ardhmen.

I pyetur në konferencën promovuese të filmit të ardhshëm të “Rockyt” – “Creed”, se kush duhet të jetë pasardhës i tij, ai ka thënë: “Ndoshta askush. Ryan Gosling. Zgjedhje e çuditshme, apo jo?”.

Kjo u publikua edhe në faqen e Stallones në Twitter.

“Kjo është e jashtëzakonshme. Ai është një prej aktorëve të mi të preferuar. Veç fakti që ai e di se emri im ekziston…Ai është më i mirë, jam shumë i prekur që ka thënë kështu”, ka qenë përgjigja e Goslingut.

Pavarësisht këtyre fjalëve të Stallones, akoma nuk është planifikuar filmi i ardhshëm i serisë së njohur “Rambo”.