Please enter at least 3 characters.

Google hap aplikacionet me pagesë edhe për 12 shtete të reja

2016/01/google-hap-aplikacionet-me-pages-euml-edhe-p-euml-r-12-shtete-t-euml-reja_hd.jpg

Zhvilluesit nga këto vende tani e kanë mundësinë e hapjes së një llogarie të shitësit të aplikacionit, për ta pasur mundësinë e tarifimit direkt për përdorimin e aplikacionit të tyre.

Në listën e vendeve të reja Google ka përfshirë shtete evropiane sikurse Bullgaria, Malta, Lituania, Estonia, Qipro, por edhe vende të tjera sikurse Bahrejni, Bolivia, Republika Dominikane Hondurasi, Xhamajka, dhe Panama.

Ky zhvillim i ri do të thotë se në total 74 shteteve Google tani u mundëson të regjistrohen për llogaritë tregtare - gjysma e 152 vendeve të cilave Google ua mundëson regjistrimin e zhvilluesve. (Telegrafi)