Please enter at least 3 characters.

Google bëhet gati për Nexus 5?

2016/01/f.0115121644473_210.png

Tani, sipas disa thashethemeve thuhet se Google dhe LG janë duke bërë gati gjeneratën e dytë të telefonit Nexus, i cili mund të vijë në treg me emrin Nexus 5. 

Në panairin e CES, LG ka thënë se është duke e bërë gati për lansim edhe një pajisje tjetër të cilën do ta prodhojë së bashku me Google, dhe se e njëjta mund të jetë prezente në treg gjatë muajit të ardhshëm. 

Mirëpo, se a do të jetë Nexus 5 ende mbetet të shihet. Google Nexus 4 kishte debutuar në tetor të vitit të kaluar, dhe ende është duke u shitur përmes Google Play, ndërsa së fundmi edhe disa operatorë janë duke e shitur pajisjen përmes rrjetit të tyre. / Telegrafi /