Goli i Luis Suarez po e dërgon drejt titullit të kampionit
Atletico Madridi ka kaluar në epërsi ndaj Real Valladolid me rezultat 2-1, pas golit të shënuar nga Luis Suarez .
Në La Liga po zhvillohet xhiro e fundit, ajo e 38-të, ku në luftë për titullin e kampionit janë Aletico Madridi dhe Real Madridi.
Real Valladolid ka shkuar në pushim me rezultat 1-0 ndaj Atleticos me golin e Oscar Plano në minutën e 19-të të takimit.
Por me të filluar pjesa e dytë, Atletico shtoi sulmet drejt portës kundërshtare.
Ishte Angel Correa që shënoi gol të bukur, duke dribluar disa kundërshtarë, pastaj me një goditje të bukur shënoi për 1-1.
https://twitter.com/MessiMX10i/status/1396153403395432448
Nuk vonoi shumë dhe Luis Suarez shënoi në minutën e 66-të për 2-1.
Uruguaiani mori një top në mesin e fushës dhe i vetëm me portierin shënoi me qetësi të madhe.
https://twitter.com/FUT21News/status/1396155689484046337
Atletico me këtë rezultat shpallet sigurt kampion i Spanjës. /Telegrafi/


