Please enter at least 3 characters.

Golden State pëson humbje të rëndë kundër Oklahoma Cityt

2018/11/GettyImages-1063782992.jpg
428:"WASHINGTON, DC - NOVEMBER 02: Russell Westbrook #0 of the Oklahoma City Thunder looks on during the second half against the Washington Wizards at Capital One Arena on November 2, 2018 in Washington, DC. NOTE TO USER: User expressly acknowledges and agrees that, by downloading and or using this photograph, User is consenting to the terms and conditions of the Getty Images License Agreement. (Photo by Will Newton/Getty Images)
12:"Getty Images

Mbrëmë janë luajtur 13 ndeshje në ligën më të fortë të basketbollit në botë.

Kampioni i NBA-s, Golden State Warriors ka pësuar humbje kundër Oklahoma City Thunder me rezultat të thellë 123-95.

Vetëm çereku i tretë i takoi kampionëve aktual, por në tre periudhat tjera dominuan mysafirët në palestrën Oracle Arena.

Basketbollisti më efikas te ekipi fitues ishte Dennis Shroder, i cili realizoi 32 pikë gjersa u ndihmua me 25 pikë nga Paul George.

Steven Adams regjistroi 'double-double' në saje të njëzet pikëve dhe 11 kërcimeve. Russell Westbrook ka arritur të bëjë 'triple-double' fal 11 pikëve, po aq kërcimesh dhe 13 kërcimesh.

Te skuadra e 'luftëtarëve' ishte Klay Thomspson që shënoi 27 pikë, po aq sa i realizoi edhe Kevin Durant, i cili regjistroi 'double-double' duke shtuar 14 pikë. Theksojmë se Stephen Curry nuk u paraqit në këtë takim shkaku i një lëndimi të pësuar ditë më parë.

Pas kësaj, Oklahoma City ka bilanc prej 11 fitoreve dhe gjashtë humbje gjersa për Warriors kjo ishte humbja e shtatë kundrejt 12 fitoreve.

Ndryshe, Golden State në takimin e radhës do të takohet me Portland Trail Blazers kurse Thunder do të ballafaqohet me Charlotte Hornets. /Telegrafi/