Please enter at least 3 characters.

Gold AG publikon këngën e re "Prej Shqipnie"

2020/11/gold1-1.jpg

Reperi i njohur shqiptar, Gold AG, ka publikuar së fundmi projektin e tij më të ri muzikor.

"Prej Shqipnie" mban titullin kënga e re, e cila është me mtoive patriotike.

Për muzikën dhe tekstin është kujdesur vet Gold AG, ndërsa për orkestrimin është kujdesur Fatos Canolli.

Kënga trajton tematikën e heronjve të rënë gjatë luftës.

"Prej Shqipnie" është vizualizuar edhe me klip, xhirimet e të cilit janë kryer te Parku i Dëshmorëve në Suharekë.

Protagonist në klip është edhe autori i njohur, Çun Lajçi, i cili ka recituar disa vargje të lira epike në fillim të klipit. /Telegrafi/