")
Please enter at least 3 characters.

Gold AG mirëpritet në takim në Ministrinë e Mbrojtjes nga Anton Quni

2020/07/arianagushi_109019409_292270498559853_3238348430172919880_n.jpg

Reperi i njohur shqiptar, Gold AG, njihet për miqësinë e tij të mirë me shumë prej politikanëve vendorë.

Të premten, ai është pritur në takim në Ministrinë e Mbrojtjes nga Ministri Anton Quni.

Reperi, emri i vërtetë i të cilit është Arian Agushi, publikoi në rrjetin social Instagram një fotografi të realizuar gjatë takimit me Qunin.

“Takim vëllazëror me ministrin e mbrojtjes z. Anton Quni”, ka shkruar GoldAG në Instagram.

Dyshja duket se kanë pasur mundësinë që të shkëmbejnë biseda me njëri-tjetrin rreth gjendjes aktuale në Kosovë dhe të rejat në profesionet e tyre përkatëse.

Gold AG përndryshe është një nga emrat e estradës, që ka zhvilluar më së shumti takime me krerët e politikës. /Telegrafi/