Please enter at least 3 characters.

Gold AG dhe Nikollë Nikprelaj publikojnë këngën e re “Jem Ilira jem Teuta”

2021/02/maxresdefault-13-e1612984405210.jpg

Reperi i njohur nga Presheva, Gold AG, sot (e mërkurë) ka prezantuar projektin e ri muzikor.

“Jem Ilira jem Teuta” mban titullin kënga e re e tij, për të cilën ka bashkëpunuar me këngëtarin Nikollë Nikprelaj.

Projekti vjen i shoqëruar edhe me videoklip, të realizuar nga produksioni ‘M Production’.

Gold AG dhe Nikollë Nikprelaj (Foto: YouTube)

Tekstin e kanë shkruar vet artistët, kurse për muzikën është përkujdesur Nikprelaj.

Orkestrimi i këngës ndërkohë është bërë nga Edlir Begolli.

Kjo tashmë gjendet e lansuar në platformën YouTube dhe besohet se do pritet mirë nga publiku.

Ky njëherësh është edhe bashkëpunimi i parë i reperit me artistin nga Mali i Zi. /Telegrafi/