Please enter at least 3 characters.

Gold Ag artisti që solli më së shumti projekte në vitin 2015-të (Video)

2016/01/goldi.jpg

Arian Agushi i njohur si Gold Ag ishte artisti më aktiv me prurjet muzikore gjatë vitit 2015-të.

Me 12-të projekte të publikuara të realizuara me videoklipe, reperi arriti një pëlqyeshmëri të madhe të publikut me secilën nga projektet e publikuara.

Filloi vitin me “Pushka e lirisë” për ta përmbyllur me bashkëpunimet me motrat Greta dhe Eni Koçi duke arritur që për 12-të muaj të publikoj çdo muaj nga një projekt.

Përmes një video ekskluzive për Telegrafi ai ka uruar fansat për vitin e ri që po vjen duke i falenderuara për përkrahjen e vazhdueshme. /Telegrafi/