Please enter at least 3 characters.

Golat në stilin ‘scorpion’ në modë, Origi shënon një të tillë të jashtëzakonshëm

2021/10/248595619_1200.jpg

Liverpooli ka kaluar në 1/4 e finales në EFL Kupën e Anglisë.

The Reds kanë arritur të fitojnë në udhëtim te Preston me rezultat të pastër 0-2, falë golave nga Takumi Minamino dhe Divock Origi.

E një gol i jashtëzkaonshëm u shënua në këtë sfidë nga sulmuesi belg Divock Origi.

Golat në stilin ‘scorpion’ janë futur në modë, pasi disa ditë më parë u shënua një i tillë edhe në Holandë nga Cyril Ngonge.

Ishte minuta e 84-të e ndeshjes, kur Origi arriti ta dërgojë topin në rrjetë me thembër e që në botën e futbollit njihet ndryshe si gol në stilin ‘scorpion’.

Kujtojmë që në vitin 2017, goli nga Olivier Giroud në stilin e njëjtë ‘Scorpion’ kishte fituar çmimin ‘Puskas’. /Telegrafi/

https://twitter.com/AnfieldWatch/status/1453606640100548608?s=20