Please enter at least 3 characters.

Gol spektakolar për tre pikë të mëdha, Rey Manaj vazhdon shkëlqimin në Turqi

2024/01/417566345_18406281973008418_1721168485881294966_n.jpg

Rey Manaj shënon golin e radhës në elitën e futbollit turk me Sivassporin.

Sulmuesi shqiptar ka qenë vendimtar në fitoren e Sivassporit me rezultat minimal 1-0 ndaj Konyasporit.

27-vjeçari i dhuroi fitoren skuadrës së tij në takimin përballë Konyasporit të Sokol Cikalleshit dhe Valon Ethemit.

Ishte minuta e 86-të kur Manaj mposhti portierin kundërshtar falë një gjuajtje të fuqishme nga distanca.

Me golin e sotëm, Manaj shkon në kuotën e 18 golave në elitën e futbollit turk. /Telegrafi/