Please enter at least 3 characters.

Gol mjeshtëror i Ronaldinhos në ndeshjen mes legjendave të Barcelonës dhe Real Madridit

2024/11/ronaldinho-1212.jpg

Ish-yjet e Real Madridit dhe Barcelonës luajtën një ndeshje para 31 mijë shikuesve në Doha të Katarit.

Ndeshja përfundoi në barazim 2-2 , por Barcelona fitoi 4-2 në penallti.

Lëvizja e ndeshjes shkoi për Ronaldinhon, i cili shënoi një goditje dënimi të shkëlqyer në minutën e 16-të.

Përveç tij, për Barcelonën ka shënuar edhe argjentinasi Juan Pablo Sorin, ndërsa për Real Madridin shënuan Luis Figo dhe Edwin Congo.

Ronaldinho dikur ishte futbollisti më i mirë në botë, ku ai fitoi Topin e Artë duke luajtur për Barcelonën në 2005.

Ai ishte kampion bote me Brazilin në 2002 dhe kampion evropian me Barcelonën në 2006. /Telegrafi/