Goditje me grusht në kampionatin belg (Video)
09/12/2013
Sulmuesi i Leuven veproi në mënyrë të qëllimshme duke ia shkelur këmbën mesfushorit që ishte i shtrirë në tokë, ndërsa arbitri e ndëshkoi vetëm me karton të verdhë.
Dhe për t’iu hakmarrë, Carcela-Gonzalez u çua në këmbë dhe i dhuroi një grusht me të djathtën.
Kësaj radhe arbitri reagoi menjëherë duke nxjerrë kartonin e kuq dhe duke përjashtuar futbollistin e Standardit, i cili padyshim se do të suspendohet për disa ndeshje.
Kjo ndeshje përfundoi me rezultat të barabartë, 0-0. /Telegrafi/


