Please enter at least 3 characters.

Goditet një këmbësore nga një veturë në veri të Mitrovicës

2020/09/aksident-3-768x414-1-750x414-1.jpg

Një femër ka pësuar lëndime trupore pasi duke ecur është goditur nga një veturë të cilën ishte e duke e drejtuar një person ende i panjohur.

Sipas raportit të policisë, rasti ka ndodhur të premten rreth orës 13:35 në rrugën “Anri Dinana”, në veri të Mitrovicës.

Siç thuhet në raport, viktima është dërguar për tretman mjekësor në spitalin rajonal.

“Viktima femër kosovare ka pësuar lëndime pasi që e njëjta derisa ishte duke ecur, është goditur  nga një veturë të cilën ishte duke e drejtuar një person ende i panjohur. Viktima është dërguar për tretman mjekësor në spitalin rajonal. Në lidhje me rastin është njoftuar prokurori i shtetit”, thuhet në raport. /Telegrafi/