Please enter at least 3 characters.

Godin: Ishte ndeshje e mrekullueshme, Atletico bëri paraqitje të kompletuar

2019/02/Diego-Godin-e1550733535305.jpg
324:"MADRID, SPAIN - FEBRUARY 20: Diego Godin of Atletico Madrid celebrates after scoring his team's second goal during the UEFA Champions League Round of 16 First Leg match between Club Atletico de Madrid and Juventus at Estadio Wanda Metropolitano on February 20, 2019 in Madrid, Spain. (Photo by Angel Martinez/Getty Images)
12:"Getty Images

Diego Godin e ndjen se Atletico Madridi bëri një paraqitje të kompletuar dhe efektive, si në mbrojtje ashtu edhe në sulm, për të mposhtur Juventusin 2-0.

Atletico Madridi fitoi ndeshjen e parë të 1/8-tës së Ligës së Kampionëve ndaj Juventusit me rezultat 2-0 në Wanda Metropoliano.

Goli i dytë dhe i sigurisë erdhi nga kapiteni i tyre, Godin, i cili u pa i lumtur pas ndeshjes.

Uruguaini gjithashtu shtoi se ekipi i tyre bëri një ndeshje të kompletuar dhe se morën një epërsi solide për ndeshjen e radhës.

Atleico Madridi u tregua e fortë për Juventusin (Foto: Angel Martinez/Getty Images/Guliver)

"Ne jemi shumë të lumtur, kjo ishte një ndeshje e mrekullueshme", ka thënë fillimisht Godin për UEFA.com.

"Ishte një paraqitje e kompletuar dhe efektive, si në mbrojtje ashtu edhe në sulm, pasi të gjithë kemi pasur qëndrimin e duhur".

"Ne krijuam shumë shanse të pastra, duke përfshirë dy kur ishim një-në-një me portierin, patëm një gol të anuluar nëpërmjet VAR-t dhe një tjetër që goditi shtyllën".

"Shënuam dy gola për një fitore të rëndësishme që mund të na lejojë të shkojmë në 90 minuta shumë të vështira me një avantazh 2-0", përfundoi uruguaiani. /Telegrafi/