Please enter at least 3 characters.

Gjysmëfinalja e dytë - Albina dhe familja Kelmendi ngjiten sonte në skenën e ‘Eurovision 2023’

2023/05/Screenshot_3-20.png

Sonte (e enjte) mbahet gjysmëfinalja e dytë e festivalit “Eurovision 2023”.

16 këngë do të konkurrojnë në spektaklin e mbrëmjes së sotme të transmetuar drejtpërdrejt nga Liverpool Arena në Mbretërinë e Bashkuar, në mesin e tyre edhe Shqipëria.

Vetëm 10 prej shteteve përfaqësues do të kualifikohen për në finalen e madhe të së shtunës, më 13 maj.

Foto: Albina Kelmendi/Instagram

Shqipëria me këngën “Duje” të interpretuar nga Albina dhe familja Kelmendi do të performojnë të 14-tët me radhë.

Janë gjashtë shtete që para-kualifikohen automatikisht për finalen e madhe, të cilat përbëhen nga fituesja e vitit të kaluar, Ukraina dhe vendet e "Big-5": Franca, Gjermania, Italia, Spanja dhe Mbretëria e Bashkuar.

Foto: Eurovision

Ndërkohë shtete që u kualifikuan në gjysmëfinalen e parë për në finalen e madhe janë:Kroacia | Let 3 – Mama SC!Republika Çeke | Vesna – My Sister’s CrownZvicra| Remo Forrer – WatergunSerbia | Luke Black – Samo Mi Se SpavaSuedia | Loreen – TattooFinlanda | Kaarija – Cha Cha ChaPortugalia | Mimicat – Ai CoracaoNorvegjia | Alessandra – Queen of KingsIzraeli | Noa Kirel – UnicornMoldavia | Pasha Parfeni – Soarele si Luna/Telegrafi/