Please enter at least 3 characters.

Gjykata e Apelit ul dënimin për ish-deputetin Mark Frroku

2016/01/zbulohet-dokumenti-ku-shpallej-n-euml-k-euml-rkim-mark-frroku-pse-hesht-euml-n-rama-tahiri-dhe-llalla-dolument_hd.jpg

Gjykata e Apelit ka ulur dënimin për ish deputetin Mark Frroku, i cili u dënua me 7.5 vite burg nga Dhoma Penale Tiranë.

Në Gjykatën e Apelit ish-deputetit Frroku dënimi iu ul me 1.5 vite dhe dënohet përfundimisht me 6 vite burg.

Mark Frroku u dënua në prill të vitit të kaluar për pastrim parash, fshehje të pasurisë dhe ndërtim pa leje. Prokuroria në shkallën e parë të gjykimit kishte kërkuar dënimin me 25 vjet burg për ish-deputetin kristian-demokrat për vrasje dhe akuzave të tjera, por Mark Frroku u shpall i pafajshëm për ngjarjen e ndodhur në Belgjikë në vitin 1999. /Telegrafi/