Please enter at least 3 characters.

Gjuajtje me armë zjarri në një lokal në Prishtinë, plagoset një 37-vjeçar

2022/07/policia-heton-rastin-e-Bon-Vivant-shiriti-policor-foto-Ridvan-Slivova-8.jpg
14:"Ridvan Slivova

Një person ka mbetur i plagosur në një lokal në lagjen "Emshir" të Prishtinës.

Rastin e ka bërë të ditur zëdhënësja e policisë për rajonin e Prishtinë, Flora Ahmeti.

Ajo ka thënë se viktima tashmë është dërguar për trajtim mjekësor në Emergjencës e kryeqytetit.

“Sot rreth orës 21:00  policia ka marrë informatën për një plagosje me armë zjarri, në një lokal, në lagjen Emshir të Prishtinës. Nga arma e zjarrit lëndime ka pësuar një person, B.A., mashkull 37 vjeç, i cili është dërguar për tretman mjekësor”, ka thënë ajo.

Aktualisht hetuesit policor, në koordinim me prokurorin e shtetit janë duke punuar për të ndriçuar dhe sqaruar të gjitha rrethanat që kanë të bëjnë me këtë ngjarje./Telegrafi/